Eni Koçi ka qenë e ftuar në emisionin Xing me Ermalin, ku nuk kanë munguar edhe pyetjet për jetën private të saj.
Nikoqiri Ermal Mamaqi e ka pyetur këngëtaren për lidhjen e spekuluar me reperin nga Kosova, Genc Prelvukaj.
Mirëpo, biondja e famshme nuk është përgjigjur drejtpërdrejt, ashtu që as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar lidhjen.
“Ti dëshiron të dish se a jam unë e lidhur? Unë po të them vetëm kaq, sepse kjo pjesë duhet të të interesojë. Unë jam e lumtur të të them se ditën që unë do të martohem, mua dasmën do të ma bëjë Ami Event”, kjo ishte përgjigja e këngëtares nga Shqipëria.
Ndryshe, ka kohë që spekulohet për një lidhje të Enit me Gencin, mirëpo asnjëri nga protagonistët nuk e ka konfirmuar atë.
Ata madje edhe janë fotografuar duke u përqafuar, megjithatë lidhja e tyre vazhdon të mbetet akoma si një thashethem.
Së fundmi, dy këngëtarët erdhën edhe me një projekt të përbashkët muzikor. Kënga e tyre titullohet “Vetëm ti”.
Videoklipi i kësaj kënge është publikuar në YouTube më 14 tetor dhe deri më tani është shikuar mbi 1.4 milionë herë. /Telegrafi/