Site icon Telegrafi

Eni Koçi “si dikur”

Këngëtarja Eni Koçi do të vijë me projektin e saj më të ri.

“Si dikur” titullohet kënga më e re e këngëtares, e cila do të vijë e realizuar me videoklip.

“Dua ta filloj vitin 2016 me diçka të re, të bukur që t’ju shoqëroj gjatë gjithë kohës”, ka shkruar këngëtarja.

Xhirimet e këtij videoklipi do të fillojnë brenda pak ditësh ndërsa do të jetë gati në fillim të muajit janar.

“Me mu” është projekti i saj i fundit në bashkëpunim me motrën Gretën dhe reperin Gold Ag, e cila u mirëprit nga fansat e tyre duke arritur një numër të madh klikimesh në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/

Exit mobile version