Telegrafi

Eni Koçi shpreh haptazi pëlqimin për Luizin në Big Brother: Sikurse të gjithë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, është mjaft aktive në rrjete sociale.

Ajo ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, ndonëse nuk mungon as me postime nga përditshmëria.

Artistja së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

Foto: Screenshot/Instagram

Njëra nga pyetjet kishte të bënte me Big Brother VIP Albania, kryesisht banorin Luiz Ejlli.

“Me cilin je në Big Brother VIP”, ka qenë pyetja që iu parashtrua Koçit.

Lexo po ashtu Banorët bullizuan Luizin në BBVA, Eni Koçi: E shokuar se si figura të shoubizit përfundojnë duke e sharë e trajtuar në mënyrë ç’njerëzore dikë

“Me Luizin si gjithë dynjaja”, u përgjigj ajo.

Eni ka reaguar javë më parë për një situatë të krijuar në BBVA, ku protagonist ishte Luizi.

Bëhet fjalë për një moment kur artisti shkodran po bullizohej nga të gjithë konkurrentët e tjerë.

Ajo theksoi se ishte shokuar me disa nga figurat publike brenda që përfunduan duke sharë e trajtuar në mënyrë ç’njerëzore dikë. /Telegrafi/