Site icon Telegrafi

Eni Koçi nis pushimet me Gencin, vjen atraktive në pozën e fundit

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi (Foto: Instagram/gencprelvukaj)

Është një prej çifteve më të reja në shoubizin shqiptar, prandaj po e shijojnë romancën e tyre mjaft shumë.

Fjala është për reperin Genc Prelvukaj dhe këngëtaren Eni Koçi, lidhja e të cilëve është spekuluar para shumë viteve, por që është konfirmuar para pak muajve.

Pasi jemi në ditët e nxehta të verës, çifti ka zgjedhur një nga bregdetet shqiptare për të pushuar e që më pas pritet të rikthehen me projekte e koncerte të ndryshme.

Dyshja nuk kanë ngurruar të sjellë edhe imazhe në rrjetet sociale, teksa po ndajnë momentet e lumtura me fansat e tyre të shumtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eni Koçi

Eni ka ndarë me fansat një fotografi mjaft joshëse me përshkrimin “Natyrë e bukur”, derisa Genci tregon se janë në pushime vetëm për tri ditë. “Trurin në pushim për tri ditë”, ka shkruar ai.

Genc Prelvukaj (Foto: Instagram/gencprelvukaj)

Ndryshe, Genci dhe Eni u fejuan në tetor të vitit që lamë pas në një ceremoni private me familjarët dhe miqtë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version