Me disa poza pranë pishinës, Eni Koçi e ka bërë të qartë se admiron stinën e verës.
Këngëtarja shqiptare ka sjellë disa imazhe të realizuara në Vlorë, në të cilat paraqitet me bikini.
“Duhet të jetoj atje ku vera nuk mbaron kurrë”, shkruan në përshkrim.
Fotografitë e publikuara kanë marrë mijëra pëlqime, derisa nuk ka munguar edhe komenti komplimentues nga motra e saj, Greta Koçi.
Ndryshe këngëtarja bionde javë më parë festoi ditëlindjen e saj të 25-të teksa mori një urim të veçantë nga partneri i saj, Genc Prelvukaj. /Telegrafi/