Atmosferë si në karnavale, me modelet më të bukura të botës, me muzikën e Lady Gaga, Bruno Mars dhe The Weeknd.
Victoria’s Secret Fashion Show, mbajti mbrëmjen e djeshme, e mërkurë, takimin vjetor të sfilatës së veshjeve intime, ku për vitin 2016, u mbajt në Francë, në Grand Palais të Parisit.
52 modele, të cilësuara si engjëj sfiluan me të brendshme, duke dhuruar një spektakël të paparë.
Mes tyre, motrat Gigi dhe Bella Hadid, Alessandra Ambrosio, Kendall Jenner, Irina Shayk, Sara Sampaio etj.
Momenti kulmor i sfilatës, ishte parakalimi i të brendshmeve prej 3 mijë dollarë “Fantasy Bra”, të veshura prej modeles Jasmine Tookies, të dekoruara me 9 mijë gurë të çmuar, mes tyre edhe diamant. /Telegrafi/