Telegrafi

Energjia elektrike rikthehet në Kharkiv, thotë guvernatori i rajonit

Energjia elektrike është rikthyer në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, dhe në rajon, tha guvernatori i tij, një ditë pasi vala e fundit e sulmeve raketore të Rusisë vuri në cak rrjetin elektrik të vendit.

Oleh Syniehubov, guvernatori rajonal i Kharkiv, postoi në Telegram:

“Energjia u ndërpre në të gjithë rajonin e Kharkiv dhe qytetin Kharkiv. Aktualisht furnizimi me energji elektrike është rikthyer në të gjithë rajonin dhe qytetin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sulmi i së premtes, në të cilin u hodhën 76 raketa në disa rajone të Ukrainës, shkaktoi dëme “kolosale” në infrastrukturën e energjisë elektrike të Kharkiv, tha dje kryetari i bashkisë së tij, Ihor Terekhov. Ai kërkoi që banorët të kenë durim derisa nuk kishte furnizim me ujë, ngrohje dhe elektricitet. /Telegrafi/