Eneda Tarifa është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e saj.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një video nga palestra, ndërsa thotë se ndihet më mirë se dhjetë vite më parë.
“Kam qenë gjithmonë sporadike në palestër, për gjithë këto vite. Ja që kët vit e vura prioritet dhe më besoni që jam më mirë se 10 vite më parë. Fizikisht, mendërisht, shpirtërisht.
“Dhe nuk është se kam hequr shumë nga dëshira për të ngrënë. Por punoj fort. Ua sugjeroj fort të gjitha vajzave. Për mua tashmë është një e mire e domosdoshme. Meritat i kam edhe vetë”, ka shkruar ndër të tjerash Tarifa.
“Nuk ia vlen” mbetet një prej realizimeve të fundit të këngëtares tonë, projekt ky i publikuar në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dnewUT0fYDc