Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa, është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e saj.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive në bikini, teksa merr rreze dielli pranë një pishine.
Ajo bashkë me vajzën e saj të vogël, Arian, duket se kanë kaluar një ditë të mirë verore në shoqëri të njëra-tjetrës.
“Kishte një javë që më lutej (unë lutesha për vete). Hajde gëzuar sezonin veror”, ka shkruar Eneda në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet nga ana e fansave, të cilët e kanë komplimentuar këngëtaren për linjat e saj trupore. /Telegrafi/