Telegrafi

Ëndrra që evoluoi deri në Zvicër, agjencia që transformon biznesin tuaj – TROKIT

Gjithçka filloi si dy miq. Alban Gërguri dhe Kushtrim Sogojeva pasionin e tyre të përbashkët e shndërruan në një të ardhme të shërbimeve digjitale dhe krijuese, të quajtur “TROKIT”.

Si 18 vjeçar, në shpirt kishin pasionin dhe idenë që të bëjnë diçka ndryshe, me idenë që të ju vijnë në ndihmë bizneseve të cilat dëshirojnë të jetësojnë zhvillimin e kompanive të tyre apo t’i transformojnë ato përmes digjitalizimit dhe kreativitetit.

Alban Gërguri në një intervistë për Telegrafin tregoi se si ai dhe Kushtrim Sogojeva donin që të bënin diçka të madhe për Kosovën.

“Kjo agjenci ka një histori shumë interesante pasi gjithçka ka filluar nga unë e Kushtrimi kur ishim shumë të rinj. Si 18 dhe 19 vjeçar që ishim, gjithçka filloi si shoqëri. Duke e pa vizionin tonë, dhe motivin për të bërë diçka të madhe në Kosovë, atëherë filluam që të analizojmë pak tregun dhe zhvilluam në atë kohë një kompani të cilën e kishim ëndërr”, tha Gërguri.

Alban Gërguri – TROKIT /Foto: Ridvan Slivova/

“Gjithçka evoluoi shumë shpejtë”, tha Gërguri duke shtuar se përmes një rrugëtimi gati dy dekada e jetësuan ëndrrën e tyre.

“Në fillim ishim dy pronar, me një staf shumë të vogël, e më pas evoluuam me një kompani shumë të madhe e shumë të fuqishme, ku tashmë kemi tri pronarë e gjithashtu jemi edhe në Zvicër”.

Ndërsa, Kushtrim Sogojeva tha se jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë puna e tyre ka qenë një risi.

Kushtrim Sogojeva – TROKIT /Foto: Ridvan Slivova/

“Albani e ka pas pjesën e teknologjisë gjithmonë, unë pjesën e kreativitetit dhe kur këto dy forca janë bashkuar ka ardhur një rezultat shumë i mirë”, u shpreh ai.

Si çdo kompani e suksesshme edhe TROKIT ka kaluar nëpër sfida të ndryshme, e për të cilat Gërguri thotë se i kanë kaluar duke pas bashkëpunëtorë shumë të mirë në rrugëtimin e tyre.

“Kemi kaluar nëpër sfida të rënda, të lehta pasi kjo lëmi në Kosovë ka qenë shumë e re. Kur kemi filluar ne ka pas shumë pak kompani prezente. Mësimet më të mëdha i kemi marr nga kompanitë internacionale. Trendet, inovacionet kanë ardh si pasojë e motivit të madh që e kemi pas dhe kemi pas fat që kemi pas bashkëpunëtor shumë të mirë në kompaninë tonë”, ka thënë Gërguri.

Agjencia kreative TROKIT /Foto: Ridvan Slivova/

E, sa i përket bashkëpunimeve Sogojeva tregoi se jo vetëm në Zvicër, por në më shumë se 16 vende të botës kanë zgjeruar rrjetin me punën e tyre.

“Kur kemi filluar me punu e kemi pas një ndjenjë të inferioritetit, por kur e kemi pa se çka po ofrojmë dhe qysh po mirëpriten këto shërbime…jo vetëm ne si TROKIT, por në përgjithësi si Kosovë i kemi dhënë botës”, tha Sogojeva duke shtuar se qëllimi i tyre është që të zgjerohen më shumë në botë.

TROKIT e cila tashmë është në treg për afro dy dekada si një sipërmarrje kreative biznesi dhe lidere në tregun evropian tashmë ka rreth 40 punëtorë të zellshëm. /Telegrafi/

Agjencia kreative TROKIT /Foto: Ridvan Slivova/
Agjencia kreative TROKIT /Foto: Ridvan Slivova/
Agjencia kreative TROKIT /Foto: Ridvan Slivova/
Agjencia kreative TROKIT /Foto: Ridvan Slivova/
Agjencia kreative TROKIT /Foto: Ridvan Slivova/
Agjencia kreative TROKIT /Foto: Ridvan Slivova/
Agjencia kreative TROKIT /Foto: Ridvan Slivova/
Agjencia kreative TROKIT /Foto: Ridvan Slivova/
Agjencia kreative TROKIT /Foto: Ridvan Slivova/