Transferimi i Lionel Messit te Inter Miami është konfirmuar para një muaji, mirëpo mania e kalimit të tij te klubi nga MLS vetëm sa ka filluar me një pozë të përbashkët me David Beckham.
Pronari i klubit amerikan ka bërë një fotografi të përbashkët me superyllin argjentinas, i cili e ka pasur të veshur fanellën e klubit të ri.
“Ëndrra bëhet realitet, faleminderit”, është përshkrimi që legjenda angleze ia ka vënë fotografisë.
Messi pritet t’i zhvillojë minutat e para si lojtar i Inter Miamit në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Cruz Azul më 21 korrik.
Ndërkohë, ‘Herons’ e kanë vazhduar formën jo të mirë edhe nën drejtimin e Tata Martino duke pësuar humbje prej 3-0 nga St Louis City. /Telegrafi/