Gabriel Jesus ka folur në lidhje me modelin dhe ëndrrat e tij në futboll.
Talenti brazilian po tregohet sensacional në vitin e fundit dhe formë e tij e mirë nuk ka lënë pa u vënë re nga të gjithë, ku disa po e cilësojnë si ‘Neymari i ri’.
Megjithatë, Jesus nuk ëndërron të bëhet si sulmuesi i Barcelonës, por si fenomeni Ronaldo, i cili sipas tij është më i miri.
“Unë nuk ëndërroj të bëhem ‘Neymari i ri”, ka thënë Jesus për mediat braziliane, përcjell Telegrafi.
“Ëndërroj të bëhem ‘Ronaldo i ri’ sepse është ai është më i miri”, përfundoi talenti brazilian. /Telegrafi/