Site icon Telegrafi

“Ëndërr e së ardhmes”, te Bayerni zbulojnë se kur do synojnë transferimin e Harry Kane

Bayern Munich po mendon për të ardhmen, pasi në vitin 2023 kanë vendosur si objektiv kryesor për sulmin Harry Kane.

Gjigandët gjermanë kanë hedhur sytë në Ligën Premier , ku shpresojnë të gjejnë një zëvendësues ideal pas largimit të Robert Lewandowski te Barcelona.

28-vjeçari është përfolur prej shumë kohësh për një kalim të tijin te Manchester City, por transferimi dështoi në momentet e fundit. Dëshira e vetë sulmuesit është për të treguar vlerat e tij te një ekip i madh dhe të siguroj trofe të rëndësishëm në karrierë por që nuk e ka pasur asnjëherë mundësinë deri më tani.

Lexo po ashtu Lewandowski te Barcelona, Kane apo Ronaldo te Bayerni?

Harry Kane që prej vitin 2013 është pjesë e Tottenham dhe klubi e ka lojtarin më të rëndësishëm të ekipit. Rinovimi i tij me klubin anglez ende nuk ka ardhur dhe ky mund të jetë çelësi që drejtuesit e Bayern Munich të përdorin për të arritur në trasnferimin e tij në të ardhmen.

Drejtori gjeneral i Bavarezëve, Oliver Khan i ka komentuar zërat se sulmuesi i Tre Luanëve mund të kalojë te Bayer Munich dhe ka theksuar që lojtari është një top sulmues dhe një ëndërr e së ardhmes.

Lexo po ashtu Lojtarët e Tottenhamit kolapsojnë në stërvitjet e ashpra nga Conte: Son e Kane nuk mbusheshin frymë

“Ai është nën kontratë me Tottenhamin. Sigurisht është një sulmues i shkëlqyer dhe mbetet një ëndërr e së ardhmes. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh ai.

Në sezonin e fundit të Ligës Premier , Kane zhvilloi 37 paraqitje duke shënuar 17 gola dhe të paktën për këtë merkato verore drejtuesit e londinezëve e cilësojnë sulmuesin të paprekshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version