Artistët e njohur shqiptarë, Yll Limani dhe Noizy, prezantuan mbrëmë (e premte) projektin e ri muzikor.
“Alkool” titullohet kënga më e re e dyshes, e cila erdhi e shoqëruar edhe me videoklip.
Projekti u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku e fansat e tyre saqë akoma pa bërë 24 orë grumbulluan mbi një milion klikime në platformën YouTube.
Kjo u bë e ditur edhe nga vet Limani në një postim që ka shpërndarë në InstaStory.
Në postim figuron se janë bërë mbi një milion klikime për saktësisht 19 orë.
Ky rezulton një sukses të madh për të dy këngëtarët dhe nuk ka dyshim se do të jetë një hit që do të na shoqërojë gjatë gjithë verës.
Vlen të ceket se është bashkëpunimi i parë i Yllit dhe Noizyt, të cilët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët në muzikë mjaft mirë. /Telegrafi/