Telegrafi

Ende nuk shihet në horizont reforma zgjedhore në Kosovë

Ka dy muaj që përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët për formimin e komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore. Megjithatë ende asnjëra nga këto parti nuk ka propozuar emrat e anëtarëve të këtij komisioni. Nga opozita thonë se me reformën zgjedhore synojnë trajtimin mbi rolin dhe formën e zgjedhjes së presidentit, zonat zgjedhore si dhe numërimin e votave në mënyrë elektronike.