Janë edhe 12 komuna të Kosovës, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka procesuar me rezultatet përfundimtare preliminare për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
KQZ-ja nuk ka publikuar ende rezultatet për votimet në Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri.
Ndërsa, në nivel sipas të dhënave të KQZ-së, deri tash ka janë numëruar 98.15 për qind të votave.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 25.55 për qind të votave të fituara, kurse LDK-ja me 24.86 për qind radhitet e dyta. PDK-ja është e treta ka 21.13 për qind të votave të fituara.
Koalicioni NISMA Socialdemokrate – AKR vazhdon të mbetet me gjasa të vogla për të qenë e përfaqësuar në Kuvendin, meqë aktualisht ka 4.89% të votave, të pamjaftueshme për ta kaluar pragun zgjedhor.
Përqindja e votave të numëruara deri tash në secilën komunë:
Deçan – 92.59%
Gjakovë – 99.30%
Gllogovc – 100%
Gjilan – 100%
Dragash – 100%
Istog – 100%
Kaçanik – 100%
Klinë – 100%
Fushë Kosovë – 100%
Kamenicë – 98.21%
Mitrovicë e Jugut – 99.04 %
Leposaviq 100%
Lipjan – 100%
Novobërdë 100%
Obiliq – 100%
Rahovec – 95%
Pejë – 100%