Telegrafi

Nuk ka përfunduar numërimi i votave në Prishtinë, LVV e para deri më tani

Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk ka përfunduar numërimin e votave në Prishtinë.

Nga 247 vendvotime sa janë në këtë komunë, janë numëruar vetëm 243 apo 98.38%.

Në bazë të numërimit të këtyre votave, deri më tani po prin Lëvizja Vetëvendosje me 37.14%, apo 37 mijë e 56 qytetarë i kanë dhënë votën LVV-së deri më tani.

E dyta deri më tani radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.41%, apo 32 mijë e 484 qytetarë e kanë votuar këtë parti.

Në vendin e tretë radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 15.41%, apo 15 mijë e 374 qytetarë kanë votuar për këtë parti.

Kurse koalicioni AAK-PSD deri më tani ka marrë 4.76%, apo 7 mijë e 584 qytetarë e kanë votuar këtë subjekt. Ndërkaq koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë deri më tani 4.76% apo 48 vota./Telegrafi/