Telegrafi

Ende nuk është caktuar data se kur Putini do të vizitojë Turqinë

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm, por Kremlini thotë se ende nuk është caktuar data.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se kontaktet mes Putinit dhe presidentit turk Receep Tayyip Erdogan janë të mundshme, por data e saktë nuk është përcaktuar ende, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.

Erdogan tha dje në një konferencë shtypi se Putin do të vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm dhe se të dyja palët po bisedonin për një takim.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky udhëtoi në Turqi këtë javë, ku Erdogan i tha se Kievi “e meriton” anëtarësimin në NATO.

Turqia ka punuar si ndërmjetësues mes Rusisë dhe Ukrainës, duke mbajtur një akt balancues për të mbajtur marrëdhëniet me të dyja palët. /Telegrafi/