Site icon Telegrafi

Ende e paqartë situata e Dybalas te Juventusi

(Foto: Instagram/paulodybala)

Sipas mediave të shumta italiane, Paulo Dybala ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Juventusin, mirëpo agjenti Jorge Antun është kthyer në Argjentinë, kurse Massimiliano Allegri ka thënë se klubi dhe lojtari janë akoma në bisedime.

Kontrata aktuale e sulmuesit, nga e cila përfiton shtatë milionë euro në vit, skadon në fund të këtij sezoni, derisa palët kanë arritur marrëveshje rinovimi para disa muaj, porse akoma mungon nënshkrimi.

Dybala është pajtuar të nënshkruajë kontratë të re, nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro në vit plus bonuset dhe nënshkrimi pritej të ndodhte në javën e kaluar kur agjenti i tij ishte në Torino.

(Foto: Instagram/paulodybala)

Megjithatë, Antun tashmë është kthyer në Argjentinë dhe ‘La Joya’ ende nuk e ka rinovuar marrëveshjen.

Lexo po ashtu Pasi ia dhuroi fanellën, Dybala ia konfirmoi Zverevit se në pesë vitet e ardhshme do të luajë te Juve

Tuttosport dhe La Gazzetta dello Sport i kanë cekur çështjet burokratike që i kanë bindur të dyja palët që ta nënshkruajë kontratën në janar.

Ndërkohë, në një konferencë për shtyp, trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se ka pasur takime ndërmjet klubit dhe agjentit dhe se bisedimet po vazhdojnë.

Mirëpo, fakti që Dybala nuk e ka nënshkruar kontratën dhe se do të jetë i lirë të bisedojë me klubet tjera pas dy javësh dhe rreziku për t’u larguar nga Juve në fund të sezonit, e shqetësojnë Zonjën e Vjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version