Të famshmit shqiptar kohëve të fundit janë duke ‘shpërthyer’ me postime të ndryshme nga pushimet.
Një gjë të njëjtë e ka bërë edhe këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, e cila përherë po mban fansat të informuar mbi jetën e saj.
Sidoqoftë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka mahnitur me paraqitjen.
E veshur me një fustan të zi, ajo ka vendosur që të zbërthejë disa pulla, me ç’rast ka theksuar gjoksin e saj të formësuar.
“Çfarë Ence që jam”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Përpos pozave tërheqëse, Enca para disa ditësh solli në treg këngën “Break Down”, në bashkëpunim me reperin Don Xhoni. /Telegrafi/