Site icon Telegrafi

Enca xhiron veten para pasqyrës, ndërsa në prapavijë dëgjohet kënga e re

(Foto: Instagram/enca)

“Nashta” është titulli i këngës së re, të cilën janë duke e pritur fansat e Enca Haxhisë.

Këngëtarja e ka paralajmëruar realizimin e ri muzikor qe një kohë, ndërsa në rrjetet sociale ka publikuar imazhe të ndryshme duke i mbajtur aktivë ndjekësit e saj.

Pas publikimit të disa fotografive, përmes të cilave tregonte se si do të dukej në videoklip, gjatë të mërkurës ka sjellë edhe një video.

Lexo po ashtu Enca mahnit me format e bujshme

Derisa Enca pozon para pasqyrës, në prapavijë dëgjohet kënga “Nashta”.

Si rëndom, në plan të parë është pjesa e gjoksit të këngëtares, me pjesën e dekoltesë mjaft të hapur. /Telegrafi/

Exit mobile version