Telegrafi

Enca vjen me poza atraktive dhe i shoqëron me një mesazh

Enca Haxhia (Foto:Instagram/enca)

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, është duke e shijuar suksesin e këngës së saj më të re “Hajde” në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin. 

Ky projekt ritmik i saj në kombinim me zhanrin folk, u mirëprit nga publiku dhe vetëm për katër ditë ka mbledhur mbi dy milionë shikime në platformën YouTube.

Enca gjithashtu është aktive edhe në rrjetet sociale, postimet e të cilës tërheqin gjithnjë vëmendje për shkak të fotografive atraktive që publikon. E tillë vjen edhe në imazhet e fundit teksa i shoqëron me një mesazh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia

“Kemi vetëm një jetë ndaj jetojeni çdo ditë dhe bëjeni çdo gjë me zemër”, janë fjalët e Encës që i ka publikuar në Instagram.

Ndryshe, këngëtraja ka paralajmëruar verë të nxehtë dhe në ditët në vijim do keni projekte dhe bashkëpunime të reja nga ana e saj. /Telegrafi/