Ajo ka më shumë se 557 mijë ndjekës në Instagram dhe këtë e thotë me krenari.
Enca Haxhia, këngëtarja që për një fare kohe u quajt edhe fenomen në muzikën shqiptare, fama e saj u përhap me shpejtësi marramendëse në vendet e lindjes por edhe më gjerë.
Me hitin e saj “A po t’pëlqen” ajo mori klikime shumë në Youtube ku suksesi i saj u komentua nga të gjithë.
Por tashmë Enca ka një përgjigje për të gjithë ata që mendojnë se ajo e ka blerë suksesin e saj.
Bukuroshja ka publikuar në Instagram një pjesë të një artikulli që tregon se kolegët e saj mendojnë që ajo i ka blerë ndjekësit, por që në të vërtetë ajo është mbretëresha e këtij rrjeti social.
“Të gjithë ndjekësit e mi janë mbretëresha dhe mbretër të vegjël”, ka shkruar ajo në këtë fotografi të publikuar në llogarinë e Instagramit. /Telegrafi/