Këngëtarja Enca Haxhia, e ka thumbuar Kim Kardashian, pas raportimeve të mediave shqiptare se ylli botëror e ka kopjuar atë.
Edhe pse nuk ka mundësi që Kim ta ketë kopjuar encën, duket se raportimet e mediave shqiptare e kanë motivuar Encën që të flasë për Kim Kardashian, mega yllin botëror.
Dhe ajo thotë se Kim kësaj radhe e ka kopjuar atë, ani pse është mbretëreshë.
“Unë dhe Kim jemi binjake tani. Do të thosha se tash e sa kohë jam një Kardashiane, por që prej se unë dhe Uindi jemi bjonde, them se tash ajo është një Kim Haxhia. Seriozisht, ajo është një mbretëreshë”, u shpreh Enca në Instagram.
Për dallim nga Kimi, fotoja që shihni e Encës është për plot “photoshop”. /Telegrafi/