Telegrafi

Enca do të paraqitet edhe si aktore

Enca Haxhia është një prej këngëtareve që shpesh janë të pranishme në faqet rozë për karrierën, por edhe për dukjen e tyre.

Ajo është shumë e përfolur për stilin dhe për format trupore, ndërsa së shpejti do ta shohim në një projekt të ri.

(Foto: Instagram/Enca)

Nuk është fjala për ndonjë këngë të re, por këtë herë Enca do të vijë në rolin e aktores.

Këtë gjë këngëtarja e ka bërë të ditur vet përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Do të aktroj së shpejti, jam shumë e entuziazmuar”, është mbishkrimi një fotografie.

Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë projekt.

(Foto: Instagram/Enca)

Në ndërkohë, Enca vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me imazhet që i publikon në rrjetet sociale, por edhe me këngët e saj që vazhdojnë të jenë të pëlqyera për fansat e saj. /Telegrafi/