Telegrafi

Enca vazhdon të sjell imazhe tërheqëse nga bregdeti

Enca Haxhia (Foto: Instagram/enca)

Sikurse edhe shumica e artistëve të estradës shqiptare, edhe këngëtarja Enca Haxhia ka filluar pushimet në bregdetin shqiptar.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke informuar kështu fansat për më të rejat nga jeta e saj, e po ashtu duke ndarë imazhe atraktive.

Kështu ka bërë edhe kohët e fundit, ku përmes rrjetit social Instagram ka publikuar disa fotografi nga pushimet në Dhërmi.

E veshur me bikini me ngjyrë të rozë e të zezë, Enca në plan të parë ka vënë linjat trupore, të cilat komentohet në masë të madhe.

Lexo po ashtu Enca shfaqet gjysmë e zhveshur në pozën e re nga pushimet në Dhërmi

Edhe disa ditë më parë, krijuesja e hitit “Pom pëlqen” ka publikuar një imazh, ku është shfaqur gjysmë e zhveshur.

Theksojmë se “Ku Mete” titullohet projekti i fundit nga këngëtarja, që rezultoi të jetë i pëlqyer nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/