Telegrafi

Enca sjell imazhe provokuese nga festa e ditëlindjes: Jam ikonike, e di

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enca Haxhia ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor.

Megjithatë, vëmendja nuk i ka munguar asnjëherë krijuesja së hitit “Dua”, e cila nuk i ndal provokimet në rrjete sociale.

Edhe së fundmi, Enca ka sjellur disa imazhe të reja nga festa e saj e ditëlindjes në vitet e kaluara.

Foto: Enca/Instagram

Ajo shihet në krahët e një mashkulli, ndërsa nuk harron që të realizoi poza atraktive.

Përmes fotografive, këngëtarja ka thënë se i duhej që një person nga sigurimi ta mbante në duar gjatë gjithë mbrëmjes pasi kishte këmbën e lënduar.

Foto: Enca/Instagram

“Jam ikonike, e di”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e njërit prej imazheve.

Në disa veshje të ndryshme, këngëtarja nga Shqipëria padyshim dukej në formë të mirë dhe mjaft tërheqëse.

Ndonëse solli fotografi nga festat e kaluara, Enca e cila së shpejti feston ditëlindjen e radhës tha se këtë vit do të jetë një ‘festë kombëtare’.

Foto: Enca/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që kënga e saj e fundit mban titullin “Suavele” e lansuar një vit më parë. /Telegrafi/