Telegrafi

Enca shtrihet në dysheme: Edhe tri ditë dhe ju bombardoj me puthje

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, prej ditësh ka paralajmëruar se do të sjellë një këngë të re në treg.

“Mwah” titullohet projekti i saj më i ri muzikor, të cilin ajo do ta realizojë edhe me klip.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga xhirimet, ku është shfaqur mjaft atraktive në disa prej skenave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Edhe tri ditë dhe ju bombardoj me puthje”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e një prej fotografive.

Mesa duket, ajo ka përgatitur diçka të mirë për fansat që mezi pret ta ndajë me ta.

Përndryshe, projekti i saj muzikor paraprak mbetet kënga “Jealous”, të cilën ajo e solli gjatë verës dhe u prit mirë nga fansat. /Telegrafi/