Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia së shpejti do të vijë me fotosesionin e saj më të ri.
Gjersa po shijon suksesin e këngës së saj të fundi të titulluar “Soul killa”, Enca ka filluar me realizimin e disa fotografive të reja, transmeton Telegrafi.
Sipas pamjeve të para të publikuara nga vetë ajo, këngëtarja do të vijë shumë hot në këto fotografi ku shfaq trupin me rroba plazhi në një pishinë.
Ndryshe, Enca është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara të momentit në koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.
Veç kësaj ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë edhe me një këngë të re, për të cilën është duke punuar. /Telegrafi/