Telegrafi

Enca pyetet nga fansi se sa kërkon për një natë, befason me përgjigjen e saj duke treguar shumën (Foto)

Këngëtarja Enca Haxhia është pa dyshim një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo publikon shpesh imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe ato provokueset.

Këngëtarja Enca Haxhia është njëra ndër këngëtaret më mediatike në Kosovë dhe Shqipëri. Burimi i fotos: Instagram

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku shfaqet nën efektet e SnapChat.

Të shumtë janë edhe komentuesit që shkruajnë komente për të, që nga lëvdatat e deri te kritikat ose ofertat qesharake.

Me një të tillë, këngëtarja e hitit “Ciao” është ndeshur së fundmi.

Një nga komentuesit ka shkruar përbri videos së saj, duke pyetur ‘se sa lekë kërkon për një natë?’.

Ndërsa e indinjuar nga pyetjet, këngëtarja i është përgjigjur duke shkruar “100 milionë euro”, me çka ka bërë që edhe shumë fansa tjerë të replikojnë sërish, duke shkruar komente me të qeshura. /Telegrafi/