Këngëtarja e njohur Enca Haxhia vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.
Shumë shpejt ajo do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe kripin “Ciao”.
Ndërkohë me afrimin e verës, këngëtarja duket se po bëhet gati tu ofrojë fansave edhe disa imazhe të nxehta në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet më e zhveshur se asnjëherë më parë.
Pa reçipeta dhe vetëm me të brendshmet poshtë, Enca pozoi më provokuese se asnjëherë në pishinë.
“Mirëmëngjesi” shkruante këngëtarja përbri fotografisë, duke paralajmëruar se do të ketë plot “mëngjese të nxehta” këtë verë. /Telegrafi/