Telegrafi

Enca prezanton veturën e re luksoze

(Foto: Instagram/enca)

Enca Haxhia ka publikuar video në rrjetet sociale duke prezantuar veturën e re luksoze.

Këngëtarja numëron mbi 2.3 milionë ndjekës në Instagram, të cilët i ka njoftuar për automjetin e ri që e ka blerë.

Është fjala për një veturë të markës Range Rover, ndërsa Enca në videot e publikuara, ajo shfaqet duke e vozitur.

“Enca jo më me Benza, mirë se vjen në shtëpi loçka Rover”, shkruan pranë videos së shpërndarë në Instagram.

Lexo po ashtu Enca publikon set të ri fotografish, këtë herë jo me bikini

Ndryshe, fansat e këngëtares janë në pritje të realizimit të ri muzikor, të cilin ajo e ka paralajmëruar. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Instagram/enca)