Enca Haxhia ka lënë të kuptohet se është në përgatitje të materialit të ri muzikor, përmes publikimeve në rrjetet sociale.
Këngëtarja ka qëndruar në Prishtinë, nga ku edhe ka shpërndarë fotografi për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Si gjithmonë, ajo është kujdesur që të duket bukur, ndërsa në plan të parë janë ‘asetet’ e saja trupore.
“Kush do të dëgjojë (shumë) muzikë të re?”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar në Instagram.
Ndryshe, realizimi i fundit muzikor i Encës është “Jealous” që u publikua në muajin korrik dhe numëron mbi pesë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/