Këngëtarja e mirënjohur, Enca është çdo herë në qendër të vëmendjes, sidomos me postimet që bën në rrjetet sociale.
Artistja nga Shqipëria njihet për format e kolme të trupit e të cilat i ekspozon sa herë që i vjen mundësia.
Këtë e ka bërë edhe në një fotosesion të ri që e ndau me fansat në llogarinë e saj në Instagram.
Enca pozoi nga një anije që ishte e pozicionuar në mes të oqeanit, ndërsa ajo dukej tejet atraktive.
Autorja e “Dua” shihet e veshur me një fustan të zi me dekolte të hapur dhe pjese të prera anash që ia ekspozonin linjat.
Në foto, Enca gjithashtu tregoi për ndryshimin që bëri në pamje duke i kthyer flokët nga të kuqe në të zeza.
Të shumta kanë qenë edhe komentet e fansave të saj që ishin kryesisht pozitive.
Ndryshe, pas një pauze të gjatë, Enca pak javë më parë u rikthyer me këngën “Albanian” që e solli në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin. /Telegrafi/