Site icon Telegrafi

Enca, një pozë me protagonistet nga klipi: Mirë se erdhët në Parajsë

(Foto: Instagram/enca)

“Jealous” është titulli i këngës më të re të Enca Haxhisë që u shoqërua me një videoklip provokues me skena të nxehta.

Këngëtarja kishte zgjedhur disa femra në videon e saj muzikore, të cilat vinin në plan të parë hiret e tyre dhe ngacmonin imagjinatën.

Në ndërkohë, klipi është shikuar afro gjysmë milioni herë në YouTube deri më tani dhe është shoqëruar me komente nga më të ndryshmet.

Megjithatë, Enca vazhdon ta promovojë atë përmes imazheve që i sjell në rrjetet sociale nga prapaskenat e xhirimeve.

“Mirë se erdhët në Parajse! Dua të shoh sa goca do të komentojnë te ky post (edhe çuna sigurisht)”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e një fotografie, ku shfaqet me protagonistet e klipit të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version