Telegrafi

Enca nesër mbush 25 vjeç, fillon festën ku shfaqet ekstravagante

Enca Haxhia (Foto: Instagram/enca)

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, në përgjithësi njihet për paraqitjet e saj ekstravagante në skenë.

Ajo përmes rrjeteve sociale mban të informuar 2.3 milionë ndjekësit e saj, të cilët e përkrahin në secilin hap të saj.

Sidoqoftë, gjatë ditës së nesërme (e hënë) ajo feston ditëlindjen e 25-të, por si duket ka filluar me festën që nga tani.

(Foto: Instastory)

Kjo pasi ajo pret në mesnatë ndërrimin e moshës, së bashku me familjarë, kolegë e figura të njohura të estradës.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, Enca ka ndarë disa imazhe në të cilat shihet me veshje ekstravagante.

(Foto: Instastory)

Po ashtu, vendi në të cilin ajo po bën festë, është dekoruar me balon dhe shkrime të ndryshme për të.

Ndërkaq, derisa ajo shijon kohët e lumtura, “Break Down” mbetet hiti i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Don Xhonin. /Telegrafi/

(Foto: Instastory)