Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, njihet për ndryshimet e shumta që i bën në dukjet e saj.
Përmes rrjeteve sociale, ajo u jep mundësinë fansave të saj të shohin më afër përditshmërinë e saj, përfshirë këtu edhe pushimet.
Kur bie fjala për pozat provokuese, Enca nuk heziton që t’i realizojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është shfaqur sërish me gërsheta, ndërsa ka marrë vëmendje me fustanin e shkurtër.
“U zgjova në këtë mënyrë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkaq, “Ku Mete” është projekti i fundit nga këngëtarja, që është pritur mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/