Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tash e sa kohë që ka paralajmëruar publikimin e një bashkëpunimi të ri.
Ajo ka bashkuar forcat me hip-hop artistin e ri të skenës, Don Xhon, i cili ishte kthyer në një fenomen gjatë muajve të karantinës.
Duket se dyshja në fjalë kanë përfunduar incizimin e këngës dhe xhirimet e klipit dhe presin vetëm finalizimin e tij.
Enca është ajo e cila ndau të martën me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi nga xhirimet, ku shihej bashkë me Don Xhonin në një nga skenat e klipit.
Në mbishkrimin e kësaj fotografie, ajo pati një kërkesë të qartë për fansat, duke thënë se sapo ata t’i bëjnë 50 mijë komente përbri këtij postimi, ata do ta publikonin bashkëpunimin e tyre.
“50 mijë komente dhe do të jetë e disponueshme”, shkroi këngëtarja Haxhia në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Një kërkesë të tillë, ajo e bëri të qartë edhe në InstaStory, duke bërë kështu të diutr se varet nga fansat publikimi i këngës së tyre të re. /Telegrafi/