Temperaturat kanë filluar të rriten dhe dëshira për të kaluar një ditë relaksuese buzë detit është më se e dëshiruar.
Kështu të paktën duket nga figurat publike, të cilët kanë filluar të improvizojnë plazhin në kushte të shtëpisë.
Përmes rrjetit social Instagram, këngëtarja Enca Haxhia ka ndarë me ndjekësit e saj video teksa duket se po shijon rrezet e diellit në ballkonin e shtëpisë së saj.
Në videon e publikuar ajo është e veshur në bikini ndërsa shtrihet nën qadrën e vënë. Në postimin në vijim ajo treguar se këto ditë relaksuese ajo po i kalon së bashku me qenin e saj.
Enca gjithmonë ka qenë aktive në rrjetet sociale, por tani në këtë kohë të pandemisë e ka shtuar edhe më shumë dozën e postimeve për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj./Telegrafi/