Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është gjithmonë të gjendje gatishmërie për të marrë vëmendjen e fansave
Jo vetëm përmes projekteve muzikore, por edhe përmes fotografisë tërheqëse që ajo u servon 2.2 milionë ndjekësve të saj.
Pothuajse jemi mësuar të shohim këso lloj imazhe nga ana e saj, por së fundmi ajo ka ndryshuar lojën totalisht.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Enca ka publikuar një fotografi tejet tërheqëse, teksa shihet e veshur në një fustan me trëdafila.
Në plan të parë bukuroshja brune ka vënë në pah gjoksin, ndërsa flokët e bërë gërsheta i ka lënë të lira mbi supe.
“Ku Mete” vazhdon të jetë projekti i saj i fundit, që ka rezultuar të jetë mjaft i pëlqyer nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/