Telegrafi

Enca Haxhia pozon me bikini transparente, ‘ndez’ rrjetin me fotografitë e reja provokuese

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë gjithnjë e përfolur për fotografitë që ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Një vëmendje të tillë po vazhdon ta mbajë, përderisa ka hedhur disa fotografi mjaft ‘të nxehta’ për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Kësaj here, ajo ka pozuar në bikini transparente, duke ngacmuar kështu imagjinatën e fansave.

Ajo ka vënë në pah të pasmet e saj atraktive dhe gjoksin, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse imazhet në fjalë janë pjesë nga klipi i saj më i ri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.

Enca nuk i ka të rralla paraqitjet provokuese, pasi thuajse në çdo klip ajo njihet për prezantimet e saj ‘të nxehta’.

Ka disa muaj që ajo nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor, gjersa kënga e fundit mbetet bashkëpunimi me Don Phenomin, “Kujt pi han”. /Telegrafi/