Telegrafi

Enca Haxhia editon fotografinë, bëhet me flokë të kuqe

Enca Haxhia (Foto: Instagram)

Enca Haxhia vazhdon të mbetet ndër personazhet më të komentuar në estradën shqiptare.

Ajo përmes rrjeteve sociale mban të azhurnuar fansat sa i përket jetës personale dhe karrierës profesionale.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare ka ndarë një imazh të edituar.

Haxhia shfaqet me një bluzë me ngjyrë të kuqe, e cila i theksonte gjoksin e formësuar.

Por, ajo çka tërhoqi vëmendjen janë flokët e saj me nuanca të kuqe, të cilat ajo i ka edituar përmes programeve.

“Po apo jo”, ka pyetur fansat sa i përket ndryshimit që dëshiron ta bëjë.

Sidoqoftë, “Break Down” mban titullin projekti i fundit nga ajo, që erdhi në bashkëpunim me reperin Don Xhoni. /Telegrafi/