Telegrafi

Enca Haxhia shfaqet tërheqëse me dukjen e re

Enca Haxhia (Foto: Instagram/enca)

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, mbetet njëra prej personazheve më të komentuara në estradën shqiptare.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke publikuar vazhdimisht të reja nga jeta e saj profesionale e personale.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Enca ka lënë gojëhapur fansat përmes disa imazheve të publikuara.

“Po ku ke pas ti ndonjëherë ndonjë Enc?”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu Enca sjell këngën e re "Ku Mete", shfaqet provokuese në klip

Me një veshje me ngjyrë të zezë dhe disa linja rozë, Enca dukjes i ka bashkangjitur edhe flokët gërsheta.

Ndërkaq, “Ku Mete” është projekti i fundit nga këngëtarja, që ka arritur 1.4 milion klikime në platformën YouTube, për vetëm katër ditë. /Telegrafi/