Site icon Telegrafi

Enca fle me makijazh

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor “Jealous”.

Kënga e saj u prit mirë nga fansat, ndërsa këngëtarja po vazhdon ta promovojë atë përmes postimeve të ndryshme që bënë në rrjetet sociale.

Jo të pakta janë rastet kur Enca ndan me fansat edhe imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, duke bërë që ajo të diskutohet mjaft për mënyrën e saj të jetesës.

Së fundmi, 23-vjeçarja publikoi në InstaStory një video ku shfaqej me makijazh në fytyrë, ndonëse sapo ishte zgjuar në mëngjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Siç mund të mendonin shumica që ajo është grimuar herët, në fakt vet këngëtarja tregoi se kishte fjetur gjatë gjithë natës me makijazh.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

“Sepse fjeta me make-up mbrëmë”, kanë qenë fjalët e këngëtares në mbishkrimin e videos.

Enca përndryshe ka rrëmbyer gjithmonë vëmendjen me fotografitë provokuese që publikon në Instagramin e saj, në të cilin ndiqet nga 2.1 milionë njerëz. /Telegrafi/

Exit mobile version