Telegrafi

Enca e krahason veten me ‘mbretin e Instagramit’, Dan Bilzerian

Enca Haxhia vazhdon të jetë njëra prej artisteve më të përfolura shqiptare, posaçërisht gjatë kësaj kohe.

Kjo për faktin se ajo ditë më parë publikoi këngën e re, “Jealous”, videoklipi i të cilës ishte mjaft atraktiv e me skena të nxehta.

23-vjeçarja, po ashtu, është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, teksa me fansat e saj ndan postime të llojllojshme.

Ajo së fundmi ka publikuar në Instagram një fotografi nga klipi, ndërkohë që e krahasoi veten me ‘mbretin’ e këtij rrjeti social, Dan Bilzerian.

“Dan Bilzerian, kush?”, ka shkruar ajo në imazhin tërheqës, ku në plan të parë e ka vënë gjoksin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dan Bilzerian

Nga ana tjetër, Bilzerian njihet botërisht si person që bën jetë të shfrenuar dhe që dikur flinte me 17 femra në javë.

Enca përndryshe është duke punuar në projekte të reja, që pritet t’i lansojë në ditët në vijim. /Telegrafi/