Site icon Telegrafi

Enca e bën sërish, ‘ngacmon’ me pozën ku vë gjoksin në plan të parë

(Foto: Instagram/enca)

Enca Haxhia ka arritur të marrë sërish vëmendjen e faqeve rozë përmes postimeve në rrjetet sociale.

Në profilin e saj në Instagram, ku numëron më shumë se 2.3 milionë ndjekës, ajo ka mahnitur me një pozë të realizuar së fundmi.

Në fotografinë e publikuar të hënën, këngëtarja e ka vënë në plan të parë ‘asetin’ më të përfolur të saj – gjoksin.

(Foto: Instagram/enca)

Në bazë të lokacionit, ajo ka treguar se ndodhet në kryeqytetin francez, Paris.

Lexo po ashtu Enca në kërkim të një personi për të shijuar udhëtimet me të - thotë se duhet të jetë beqar, argëtues dhe person i mirë

Ndërsa në një postim në InstaStory, ajo ka shkruar: “Dy atraksionet më të popullarizuara të Parisit në një fotografi”. Në fotografi ndodhet Kulla e Eiffelit dhe Enca. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/enca)
Exit mobile version