Këngëtarja Enca Haxhia nuk ka ndalë përkrahjen për yjet e OTR, pavarësisht faktit se ajo ka parë një çarje të raporteve me Noizyn.
Bukuroshja e OTR vazhdon ta përkrahë grupin, pavarësisht një përplasje publike me liderin e këtij grupi, Noizyn, shkruan Telegrafi.
Ajo pasi doli në një foto me Varrosin i cili aludoi në një pajtim të dyshes, është sërish këngëtarja ajo që ka goditur tërthorazi liderin e saj, i cili pretendon se e ka bërë të suksesshme.
Në postimin e saj në Snapchat në përkrahje të këngës së re të Varrosit, Enca e cilëson reperin tjetër të OTR si “një nga njerëzit më të vërtet të grupit”.
Ky ndryshe mund të kuptohet si thumb për Noizyn, për të cilin Enca aludon se nuk është real.
“Të gjithë shikoni në Youtube këngën e re të një prej më të vërtetëve këtej pari”, ka shkruar Enca në anglisht në postimin e saj në Snapchat.
Kështu, Enca vetëm sa i thellon diferencat e saj me Noizyn në një skandal publik që nisi javë më parë. /Telegrafi/