Telegrafi

Enca dhe Don Xhoni arrijnë një milionë shikime në më pak se 24 orë me “Break Down”

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja dhe Enca Haxhia dhe reperi Don Xhon publikuan projektin e tyre më të ri muzikor, “Break Down”.

Kënga është pritur mirë nga fansat dhe në vetëm një ditë pas publikimit, ka arritur një milion shikime në kanalin YouTube.

“Break Down” është punuar në melodi nga vet Enca dhe Don Xhoni, gjersa incizimi është bërë në studion e Mixeyt.

Performanca e dyshes në klip është komentuar mjaft nga fansat, pasi dy artistët shfaqen në skena mjaft provokuese me njëri-tjetrin.

Don Xhoni është një nga reperët më të rinj të skenës, i cili ka bërë bujë me interpretimet ‘freestyle’ gjatë karantinës. /Telegrafi/