Telegrafi

Enca bën lëvizje në formë ‘twerking’ në skenë

Enca Haxhia (Foto: Instagram/Enca)

Enca Haxhia gjithmonë ka ditur të tërheqë vëmendjen me fotografitë, videoklipet apo edhe paraqitjet skenike.

Në një koncert të mbajtur së fundmi, këngëtarja edhe njëherë është shfaqur provokuese me lëvizjet e saj.

Teksa interpretonte hitin e saj “Dua”, ajo e ka vënë këmbën mbi një altoparlant dhe i ka dridhur të pasmet, në mënyrën që njihet si ‘twerk’.

“Eja në koncertin tim nëse dëshiron ta dish çfarë do të thotë spektakli”, ka shkruar Enca në përshkrim.

Lexo po ashtu Lajmet për ENCËN

Në ndërkohë duhet përmendur se edhe veshja e saj i është përshtatur mënyrës ngacmuese të lëvizjeve në skenë.

Theksojmë se këngëtarja ka qenë mjaft e angazhuar gjatë kësaj vere me evenimente të ndryshme muzikore.

Ndërsa krahas koncerteve, ajo ka tërhequr vëmendje edhe me imazhet e postuara në rrjetet sociale. /Telegrafi/