Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, po vazhdon të jetë një personazh shumë i diskutuar për paraqitjet që bën në rrjete sociale.
Ajo kësaj radhe solli disa fotografi të reja me bikini, në të cilat nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e ndjekësve.
Imazhet në fjalë u shpërndanë në InstaStory, gjersa artistja shfaqet me një palë bikini më të vogla ngjyrë rozë në portalli.
“Vajzat me gjoks të madh e dinë se përse nuk mund t’i lidhi në qafë”, u shpreh 26-vjeçarja në njërin prej postimeve.
Krijuesja e hitit “Boë Doën” duhet theksuar që prej disa ditësh ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubai.
E njëjta këtë periudhë ka lënë më anash projektet e reja duke u fokusuar më shumë në jetë personale.
Enca prej një kohësh ka munguar edhe me koncerte e paraqitje para fansave. /Telegrafi/